VIDEO/ Bojkoti i Kategorisë Superiore, shikoni çfarë ndodh në 5 stadiumet shqiptare

Sep 19, 2020 | 16:22
SHPËRNDAJE

Klubet e Kategorisë Superiore, kanë zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të bojkotuar javën e dytë të kampionatit.

Stadiumi

Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5-ta stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin. Pasi u rreshtuan në fushë dhe lexuan letrat përkatëse, të gjitha skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura