VIDEO/ Blushi: Rama i përbuz të varfrit, invalidët i quan parazitë

Feb 16, 2016 | 18:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka thënë sot në “ABC News” se Rama ka një përçmim për shtresat e varfra dhe në nevojë.


Blushi: Rama ka përçmim për nevojtarët… by gazeta-panorama

Duke sjellë një shembull për një rast në Fier, ku kryeministri Rama ishte përballur me një invalid, të cilit ia kishte vënë në dyshim këtë gjë.

“Rama i përbuz të varfrit dhe shtresat në nevojë. I tha atij invalidit në Fier, pse je invalid? Ai shtresat në nevojë i quan parazitë dhe jo njerëz në nevojë.

Po kush do të ishte ai që do të hiqej si invalid për të marrë ndihmën ekonomike?”, tha Blushi, duke thënë se Rama është larguar së tepërmi nga e majta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura