VIDEO/ Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë, Interi prezanton fanellën e tretë me risi të mëdha

Sep 14, 2021 | 12:16
SHPËRNDAJE

Interi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e tretë të sezonit të ri futbollistik. Kjo uniformë vjen me një dizajn sa unik, por edhe risi për zikaltërit.

IN

Ngjyra e fanellës është e zezë, por ajo që e bën unike në ndryshim me ngjyrat karakteristike të klubit nga Milano është dizajni dhe ngjyrat që janë të inkuadruara tek sponsori kryesor.

Blu, portokalli, jeshile dhe e verdhë janë të dizenjuar në formën e diagonales dhe ndërkohë stema e Interit do të jetë në jeshile dhe blu, sakaq logo e sponsorit teknik “NIKE” është e ngjyrosur me portokalli, ndërsa logo që karakterizon që Interi është kampioni i Italisë, është sipër sponsorit “NIKE”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura