VIDEO/ Blindohet Vlora, Tesi “i rrezikshëm” del në gjyq. Detajet çfarë ndodhi sot, e ndanë nga vëllai pasi…

Oct 19, 2019 | 13:58
SHPËRNDAJE
Tesi Basho
Tesi Basho

Ndërkohë që në Tiranë, në Gjykatën për Krime të Rënda u paraqit për masë sigurie Satilno Basho, i arrestuar dy ditë më parë, vëllai i tij Tesi Basho, cilësuar si një person me një rrezikshmëri shumë të lartë nga policia, doli para Gjykatës së Vlorër, aty ku u zhvillua edhe aksioni për arrestimin e dy vëllezëerve.

Gjykata e Vlorës dha “arrest me burg” me efekt ekstradimin për Tesilvan Bashon, pasi kërkohet nga shteti italian. Por të njëjtën masë sigurie dha gjykata edhe për veprat penale për të cilat akuzohet në territorin shqiptar.

Tesi alias Tesilvan Basho ishte arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali në vitin 2016, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe shfrytëzim prostitucioni. Në vitin 2008, Basho ka vrarë dy prostituta në qytetin e Torinos, njërën prej të cilave e shfrytëzonte për prostitucion.

Basho-Tesi-e1571238426120

Ndërkohë, në vitin 2019, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Tesi Bashon, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Përveç kësaj, ai dyshohet edhe për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Sëbashku me të vëllain, Satilno Basho, dyshohet se në janar të 2017 kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

maxresdefault

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Edhe për Satilno Bashon Krimet e Rënda dhanë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gazetari i Panorama ka siguruar pamjet nga jashtë Gjykatës së Vlorës, ku shihet furgoni i policisë, brenda të cilit është Tesi Basho, si dhe forca të shumta policore të armatosura qe kane blinduar qytetin bregdetar./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura