VIDEO/ Bleona: Arian Çani një copë idioti, ka një vit që thotë Bleona i ka b*thët si vagona

Sep 24, 2015 | 20:50
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Bleona Qerreti iu përgjigj publikisht gazetarit Arian Çani mbrëmjen e së mërkurës gjatë emisionit televiziv “Opinion” në “Tv Klan”, lidhur me komentet që ky i fundit ka bërë për veshjen e saj gjatë ceremonisë ‘American Music Awards’.

Bleona Qerreti sonte ne emisionin "Opinion"
Bleona Qerreti sonte ne emisionin “Opinion”

Bleona tha se gazetarët duhet të mbajnë vendin e tyre e jo të ofendojnë artistët. ““Kam 10 vjet që dëgjoj Arian Çanin që është një copë idioti për mua… që thotë Bleona i ka b*thët si vagona. Dhe unë kam 10 vjet që dëgjoj Arian Çanin… mbani vendin aty ku e keni.”,-tha Bleona. Sipas saj, Fustani i ekspozuar në (AMA) është shitur shumë para.

Duke folur për mundësitë që artistët kanë për t’u bërë të famshëm në Shqipëri, Bleona komentoi edhe për këngëtaren me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Sipas saj, “pyetja shtrohet nëse Rita Ora do të ishte rritur këtu, a do ta kishte këtë sukses që ka apo jo? Të mos ngatërrohet kekun me byrekun”,-u shpreh këngëtarja.

Ajo foli për solidaritet dhe bashkëpunim që artistët duhet të kenë me njëri-tjetrin, e jo të cenojnë punën apo imazhin e tyre. “Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nëse do të vazhdojmë të luftojmë njëri-tjetrin atëherë kjo nuk funksionon”,-u shpreh Bleona.

Foto e shume komentuar e Bleona Qerretit ne 'American Music Awards'
Foto e shume komentuar e Bleona Qerretit ne ‘American Music Awards’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura