VIDEO/ Bileta u bë 40 lekë, por shikoni çmendurinë në autobusët e Tiranës

Jan 7, 2016 | 14:41
SHPËRNDAJE

Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale ku tregohet se në çfarë gjendje alarmante është sistemi i transportit urban në kryeqytet.

Kjo video-selfie e një qytetari, e postuar nga faqja “Jeta osh qef”, tregon se urbanët janë në kushte skandaloze, me dhjetra pasagjerë që shtypen me njëri-tjetrin dhe madje udhëtohet edhe me qytetarë që varen tek dera e hapur e urbanit.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Kjo video është një “goditje” për vendimin më të fundit të Bashkisë që rriti çmimin e biletave me 10 lekë, pra nga 30 në 40 lekë, pas kërkesës dhe kërcënimit të Shoqatës së Transporteve për të rritur në 70 lekë cmimin e biletës.

Para se të vendoste rritjen e çmimit Veliaj tha se do kërkonte nga Shoqata që të përmirësonte kushtet e shërbimit, por mesa duket kjo ka rënë në vesh të shurdhët.

“Jemi ne ditet e fundit te çmimit te biletes 30 leke dhe fluksi i udhetareve te fundit eshte shume i larte. Per me teper shikoni video-selfien…”,- shkruan faqja “JOQ” në FB.

Video-selfie nga udhetimi ne urbanin e TiranesJemi ne ditet e fundit te çmimit te biletes 30 leke dhe fluksi i udhetareve te fundit eshte shume i larte. Per me teper shikoni video-selfien…

Posted by JETA OSH QEF on Thursday, January 7, 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura