VIDEO/ “Beson një m*t. Ke shitur dhe brekët”- Plas sherri mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës: Turp të kesh. Fakti që hollon zërin…

Dec 17, 2019 | 10:55
SHPËRNDAJE

pjimage (6)

Ish-deputeti i PS, Alfred Peza ka mbrojtur me ngulm paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Por Peza është përballur me kundërshtimin e gazetarit Andi Bushati.

Debati mes tyre në emisionin “Open” në Top Channel kaloi në tone të ashpra, ndërsa Bushati i tha Pezës se nëse mbron këto ligj “nuk ka shitur vetëm shpirtin por edhe brekët”.

Gazetari i përmendi gjithashtu faktin se kanë punuar së bashku në media, duke i thënë se i vjen turp që e ka pasur koleg.

Por ai u përball me të njëjtat fjalë nga Peza, që sipas Bushati duhet ta mbrojë ligjin për shkak se ka qenë njeri i revolucionit.

Debati i plotë

Alfred Peza: Për sa i përket se Edi Rama se po e kap median, se nëpërmjet ligji do të shfrytëzojë mediat ky është spekulimi më i madh.

Andi Bushati: I ka kapur, të mëdhajat i ka kapur të gjitha

Alfred Peza: Është gënjeshtra më e madhe në botë. Nuk ka naiv që politikë dhe aq më tepër në lidershipin politik, e aq më tepër të jetë edhe kryeministër ti bëjë ligjet sot që është në pushtet duke mos menduar se ai dhe forca e tij politike të jetë në opozitë.

Andi Bushati: Erdogani dhe Putin. Ku ka psikopat që merr gjithë pushtetin lokal për vete.  Ke parë psikopat në demokraci të marrë pushtetin për vete meqë po më thua që s’ka.

Alfred Peza: Unë kam parë psikopetër në opozitë që të mos futen në zgjedhje dhe ta lënë të gjithë pushtetin lokal në dorë të mazhorancës

Andi Bushati: Që shkarkon Presidentin, që nis luftë me KÇK e KÇL.

Alfred Peza: Presidenti çdekretoi zgjedhjet për të futur popullin në luftë vetëm në Shqipëri kam parë.

Andi Bushati: Po po, edhe ju që vetëm vidhni gjithë ditën qenkeni engjëj. Vetëm hajduti është engjëll në këtë botë.

Alfred Peza: Nuk po flasim për engjëj dhe hajdutë

Andi Bushati: Po ik nuk keni turp që thoni këto budallallëqe. Duhet të keni turp ti tregoni fytyrën publikut me këtë që po thoni

Alfred Peza: Turp të keni ju që po bëni nga këto shfaqjet

Andi Bushati: Ti ke një gjë të mirë që akoma skuqesh. Fakti që skuqesh tregon që ke ndjenja pozitive akoma.

Alfred Peza: Fakti që të hollohen do të thotë që je me zë koke

Andi Bushati: Është turp ti thuash këto gjëra.

Alfred Peza: A mundesh dot të mos biesh në këtë nivel Andi, në diskutimin e turpe pa turpe por të flasim me argumente.

Andi Bushati: Po kemi qenë gazetarë më burrë si mund të mbrosh këtë.

Alfred Peza: Hajde flasim me argumente. Unë nuk po mbroj asgjë.

Andi Bushati: Të mbrosh këtë do të thotë që nuk ke shitur vetëm shpirtin por edhe brekët.

Alfred Peza: Nuk mbroj asgjë, mbroj atë që besoj

Andi Bushati: Beson një mut, një mut beson tek kjo. Turp të kesh nëse mbron këtë dhe mua më vjen zor që të kam pasur koleg nëse flet kështu më vjen zor që të kam pasur koleg

Alfred Peza: Edhe mua më vjen zor sepse ke qenë nga ata që ke bërë thirrje për revolucione për njerëzit që të marrin armët e të hapen depot. Turp të kesh

Andi Bushati: Prandaj kam dalë me 1 milionë euro nga kjo histori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura