Besart Berisha duket se ka bërë pakt me golin në Australi. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, Melbourne Victory ka fituar pastër 4-0 ndaj rivalëve për titull Brisbane Roar që njëkohësisht është edhe ishekipi i Besart Berishës.
Edhe njëherë sulmuesi ka shkëlqyer duke u bërë protagonist në këtë sukses me golin e tij. vendasit kanë dominuar gjithë takimin dhe në pjesën e parë kanë shënuar tre herë, por goli i Besartit do të vinte në pjesën e dytë.
Pas një aksioni të gjatë, sulmuesi mer një pasim perfekt dhe me portën e zbrasët realizon duke e katërfishuar rezultatin dhe duke vulosur fitoren 4-0. Me golin e realizuar sot, Berisha ngjitet në kuotën e 11 golave në kampionat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al