VIDEO/ Bes Kallaku thirrje Blendi Fevziut: S’kena hallet e CEZ-it, por pajto Bleonën me Iva Tiçon

Sep 24, 2015 | 21:25
SHPËRNDAJE

Pas debatit të nisur një natë më parë mes këngëtares Bleona Qerreti dhe gazetares Iva Tiço, ka reaguar edhe aktori Bes Kallau duke i bërë thirrje gazetarit Blendi Fevziu që të ndërpresë emisionin për skandalin me “CEZ” dhe të pajtojë dy ‘mikeshat’ të cilat debatuan mes njëra-tjetrës në emisionin e tij “Opinion”.

Në një video të publikuar në internet, aktori i lutet Fevziut që të ndërhyjë në këtë konflikt, pasi sipas tij kjo çështje është me e rëndësishme se sa debatet politike mes pozitës dhe opozitës për aferat e “CEZ”.

“Blendi Fevziu, të bëj thirrje: Fto në emision Bleonën dhe Iva Tiçon dhe pajtoi me njëra – tjetrën. S’ka lezët kështu. S’kena halle të tjera në shqiptarët, vetëm Iva me Bleonën të pajtohen. Po ça bëhet moj, jeni motra moj, jeni shoqe. Po nesër pasnesër do vij tetë marsi, si do rrini ju pa fol do rrini”,-thotë Bes Kallaku në videon e tij.

Më herët, mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, gazetarja Tiço pati një debat me këngëtaren Qerreti lidhur me performancën e saj.

Por debati mes tyre nuk u ndal me kaq. Bleona dhe Tiço reaguan sërish këtë të enjte. Iva Tiço tha për portalin “Newsbomb” se Bleona nuk është në formë të mirë fizike dhe se duhet të bëj palestër, ndërsa këngëtarja replikoi ashpër në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke iu drejtuar “E dashur k*uvë…”.

Po gjatë emisionit “Opinion”, Bleona replikoi edhe me deklaratat e bëra më parë nga gazetari Arian Çani për veshjen e saj në tapetin e kuq në SHBA, duke i thënë “Ai është një copë idioti për mua…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura