VIDEO/ Berisha pret Veselin dhe Limajn, çfarë u diskutua për çështjen e kufijve

Sep 12, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ne nje takim kryetarin e Kuvendit te Kosoves. Teme e rendesishme e takimit mes tyre ka qene doemos ceshtja e kufijve, per te cilen Berisha eshte deklaruar shume here prerzai se eshte plan i Beogradit dhe se kufijte nuk mund te preken.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

berisha limaj veseli

Ai njoftoi Berishën se Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha tha se dialogu dhe marrëveshja janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në tërësi.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Të njëjtin mendim ndau edhe zëvendëskryeministri Limaj, i cili tha se duhet të ndërtohet grupi i unitetit, pasi që sipas tij, vetëm të bashkuar Kosova do të ecë përpara. Ai ka falënderuar ish kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura