VIDEO/ Berisha- Meta duken në muaj mjalti, të qeshura dhe humor në Kuvend

Jan 28, 2016 | 13:59
SHPËRNDAJE

Sali Berisha dhe Ilir Meta duken në muaj mjalti me njeri- tjetrin.

BERISHA-DHE-META-NE-AMBASADEN-KINEZE

Prej kohësh përflitet se PD dhe LSI janë bashkë përsa i përket reformës në Drejtësi kundër Edi Ramës.

Por në seancën e sotme ajo që u pa në komunikimin mes tyre ishte gazi dhe hareja.

Berisha denoncoi fillimisht mungesën e Valentina Leskajt në një mbledhje të Komitetit Politik të Këshillit të Europës kur diskutohej për Kosovën, por Meta tha se kishte marrë përgëzime nga Kosova për qëndrimin e Shqipërisë.

“Ato mesazhe i beson ti, i shkruan Vali Leskaj”, tha Berisha ndërsa Meta ia plasi të qeshurës.


Berisha Meta by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura