VIDEO/ Berisha jep një tjetër version për kohëzgjatjen e tërmetit të fortë të 26 nëntorit

Dec 6, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Teksa ribublikoi videon e mëposhtme që “Panorama.al” e publikoi ditën e djeshme nga tërmeti i 26 nëntorit, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se lëkundja nuk zgjati 30 sekonda siç u tha nga sizmologët, por 54 sekonda.

res

Berisha e bazon këtë tek fakti se energjia elektrike e sizmografit u ndërpre në qytetin e Durrësit, duke e pamundësuar regjistrimin e mëtejshëm, fakt ky i pranuar edhe nga sizmologët.

Postimi i plotë:

Termeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda!

Termeti i 26 nentorit ne Durres nuk u rregjistrua. Sizmokgrafit iu nderpre energjia me lekundjen e pare. Nuk kishte sipas rregullit burim te dyte rezerve! Turp! Narkoshteti ka vetem interesa mafioze. Kjo video tregon se tërmeti zgjati fiks 54 sekonda! Ndiqeni videon.

Pamje të rralla nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Shihni çfarë filmuan kamerat e sigurisë on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura