VIDEO/ Berisha i përgjigjet Blushit: Je tradhtar kongjenital. Nuk e bëj avokatin tënd

Feb 4, 2016 | 18:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha mori menjëherë fjalën pas përgjigjes së Blushit, i cili e cilësoi atë si otoman-komunist, që brenda PD-së nuk ka bërë kurrë një garë demokratike.

Berisha tha se kurrë nuk do ta bënte avokatin e Ben Blushit, pasi sipas tij, ai është një tradhtar kongjenital, që kur s’ka kë të tradhtojë, tradhton veten.

Me Blushin kam njohje të vjetër, disa anë të tij i vlerësoj, publicistikën, por në politikë nuk duhet të citoj veten time, por nuk mund të mos e lë pa e theksuar.

Blushi në politikë është tradhtar kongjenital. Tradhtar i vetes së tij, unë s’bëj avokatin e atij që tradhton veten e tij, ti kur s’ke njeri tjetër të tradhtosh, tradhton vetë Blushin.

S’kam qenë engjëll, kurrë s’më ka shkuar në mendje që të pengoj njeri në garë, kam pasur fat që bashkëpunëtorët e mi të kenë garuar, ka ndodhur që s’kanë garuar dhe kryesia e partisë i caktonte, ne fund hoqi dorë nga ky rregull.

Unë qëndroj, s’mund të imagjinoj që një kryetar partie të thotë se s’pranoj garën”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura