VIDEO/ Berisha dhe Meta flasin për Byronë Kombëtare të Hetimit

Feb 11, 2016 | 7:35
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duke komentuar mbi ligjin për ngrijtne e Byrosë Kombëtare të Hetimit shprehen pro miratimit të ligjit. Berisha thotë se opozita nuk e mbështet variantin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, duke shtuar se, ligji duhet të jetë brenda rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe kryeministri Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte zgjedhur president i Republikes Bujar Nishani ne raundin e katert, ne te cilen kane marre pjese 76 deputete, 73 deputete kane votuar pro Nishanit, 1 kunder dhe 2 flete votimi te pavlefshme. Ndersa opozita ishte prezente ne salle por nuk mori pjese ne votim.

“Rezervat e mia për këto dy çështje ja kam shprehur direkt Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara. Por rikthimi i vërejtjeve të Venecias e bën pasqyrimin apo ndërtimin e kësaj Byroje duke konsideruar të dy këto vërejtje”, tha Berisha në një intervistë për “OraNews”.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thotë se nuk është marrë me detajet e ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, por thekson se, e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta.

“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti, e kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Për ne ka rëndësi të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase, kjo është mjaft e rëndësishme .Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit për të cilin Partia Demokratike ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OBDAT-it, mua ma ka konfirmuar Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri dhe tani i takon parlamentit dhe Komisionit për reformën në drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe ta miratojmë sa më shpejt në Kuvend”, tha Meta.

Ish-Kryeministri Berisha tregon devijimin e mbështetjes fillestare të opozitës dhe se çfarë ndodhi me debatet mbi Byronë e Hetimit pas rrëzimit të draftit të parë të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese, që parashikonte varësinë nga qeveria të Byrosë.

“Më pas Ambasada amerikane, ekspertët amerikanë u morën me draftimin e ligjit të dytë, ligj i cili ishte si të themi, ligj i policisë gjyqësore. Pra nuk interferonte me ligjin e Prokurorisë. Duke e mbajtur si ligj të policisë gjyqësore bën një shartim, dmth vendosën Prokurorin në krye të ekipit por e mbajtën në Drejtorinë e Policisë çka ishte vunerabël, ishte jo e qëndrueshme sepse Prokuroria këtu është institucion kushtetues. Nuk pranoi ekzekutivi kurrsesi që kjo të spostohej, ekzekutivi ishte kategorik. Edi Rama e kundërshtoi në mënyrë kategorike që kjo të kalojë në Prokurori. Presion deri në atë shkallë, që ne pranojmë vetëm këtë. Ne pranojmë vetëm këtë, kjo është e sigurt”, shprhet Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura