VIDEO/ Berisha asist në Rusi, Balaj dhe Roshi “ndërrojnë” vendet

Aug 18, 2018 | 22:54
SHPËRNDAJE

Akhmat Grozni e ka mbyllur në barazim 1-1, sfidën e javës së 4-t në Rusi, në shtëpi përballë Rubin Kazanit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë me fillimin e të dytës, ishte Odise Roshi, i cili u fut në lojë, në vendin e Mitrishev.

Capture

Por, në fushën e blerë, Roshi qëndroi vetëm 21 minuta, pasi në të 77-tën, u zëvendësua, dhe i la vendin një tjetër shqiptari, Bekim Balajt.

Ndërkohë, Rubini shënoi në minutën e 84-t, golin e parë të sfidës, ndërsa ekipi i shqiptarëve, barazoi vetëm në të 95-tën, dhe pa si protagonist edhe Bernard Berishën, i cili dha asistin për Mbengue, i siguroi një pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura