VIDEO/ Beniada Nishani dhe Ardit Çuni “martohen” në “Big Brother VIP”! Çifti shkëmben puthjen e parë në buzë

Oct 26, 2021 | 9:04
SHPËRNDAJE

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni “u martuan” mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë pasi i thanë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.

beniada nishani, ardit cuni (4)

Megjithatë, gjithçka është bërë në kuadër të një loje që vëllai i madh u kërkoi banorëve. Në drekë, Arjola Demiri lexoi zarfin e bardhë, në të cilin thuhej se të gjithë në shtëpi duhet të ndaheshin në role të caktuara, si nusja, dhëndri, shoqërueset e nuses, dajat, xhaxhallarët, etj, dhe të bëheshin gati sa më shpejt që të realizohej një dasmë veriore.

Si rezultat, ishin Beniada dhe Arditi ata që u zgjodhën përfundimisht si çifti që do t’i jepte fund beqarisë, gjithmonë në kuadër të lojës, edhe pse një ndër propozimet ishte dhe Fifi me Granit Canën.

Pasi u bënë gati, banorët dolën jashtë në oborr, ku kishte edhe një orkestër që do t’i shoqëronte gjatë orëve të dasmës. Ata nisën të kërcenin pranë Semit dhe Sheilës, të cilat ishin shoqërueset e nuses, që në fund do të “luftonin” për të kapur lulet e nuses.

Sipas vëllait të madh, kjo lojë nuk përfundon me kaq, sepse gjatë ditëve në vazhdim, banorët do të organizojnë edhe dasma të krahinave të tjera dhe jo vetëm të krahinës veriore.

beniada nishani, ardit cuni (3)

beniada nishani, ardit cuni (2) beniada nishani (1) beniada nishani (2) beniada nishani (3) ilir shaqiri, beniada nishani (7) ilir shaqiri, beniada nishani (4) elhaid cufi, sheila haxhiraj, sabiani, beniada nishani, ardit cuni (6) beniada nishani, ardit cuni, donald veshaj (6) beniada nishani, ardit cuni, donald veshaj (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura