VIDEO/ Bën ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit, shikoni reagimin qesharak të portierit

Nov 4, 2019 | 15:44
SHPËRNDAJE

Gremio në kampionatin brazilian, mposhti me rezultatin 2-0 Internacionalin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.internacional (1)

Megjithatë ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes.

Në minutën e 51’, portieri mik Lomba, bën një ndërhyrje horror ndaj njërit prej lojtarëve të Gremios. Pikërisht për këtë ndërhyrje, arbitri me të drejtë e ndëshkon me kartonin e kuq.

E veçanta është se, pavarësisht se kartoni ishte i merituar dhe nuk kishte asnjë vend për diskutim, portieri protestonte ndaj arbitrit se nuk ishte për kartonin.

Pavarësisht protestave të shumta, përsëri arbitri nuk e ndryshoi vendimin e dhënë më parë, duke e larguar nga loja Lombën.

Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura