VIDEO/ Bekim Balaj i propozon për martesë Ilda Bejlerit?

Dec 21, 2016 | 20:03
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i kombëtare, Bekim Balaj duket se nuk ka pasion vetëm futbollin, por edhe këngën. Në një festë të organizuar mbrëmjen e së hënës, në një nga klubet e natës në Tiranë ai ka qenë i pranishëm bashkë me disa gazetare sportive.

 

Kënga popullore shkodrane nuk mund të kalonte pa vëmendjen e Balajt. Ai ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar, ndërsa pranë tij kërcente Ilda Bejleri.

Ndërkohë që në media aludohet për një marrëdhënie mes Ilda Bejlerit dhe Bekim Balaj, duket se futbollisti i ka dedikuar këngën e duhur moderatores bukuroshe, duke qenë se vetë ai është nga Shkodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura