Batutat e Ramës me Hysin: E kanë shkatërruar fare ekspertët (Video)

Jul 28, 2016 | 21:47
SHPËRNDAJE

Nuk mund të mungonin batutat e kryeministrit Edi Rama në pritjen e zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave për të festuar miratimin me konsensus historik të reformës në drejtësi.

Ai ka përfituar nga fjala e deputetes socialiste Vasilika Hysi dhe shpeshherë e ka ndërprerë me humor.

Hysi vlerësoi rolin e ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS për reformën në drejtësi, teksa Rama në këtë moment ndërhyri dhe kujtoi se “kur vinte Vasilika në mbledhje grupi e lodhur e më thoshte më kanë mbajtur pa gjumë Jon (Jon Smibert) dhe Rainer (Rainer Deville), doja me i thënë të paskan shkatërru fare”, tha Rama.

Deputetja vijoi të falenderonte ekspertët dhe tha se “kemi përfituar shumë nga këmbëngulja e Jon dhe qetësia e Rainer”.

PRITJE PER MIRATIMIN E REFORMES NE DREJTESI - Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama dhe deputetet, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, Petrit Vasili dhe Ulsi Manja, gjate nje feste te organizuar ne Pallatin e Brigadave, per miratimin me unanimitet te reformes ne drejtesi organizuar nga komisioni i Posacem per Reformen ne drejtesi./r/n/r/nCELEBRATION FOR ADOPTION OF JUDICIAL REFORM - Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama, lawmakers, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, Petrit Vasili and Ulsi Manja, during a celebration organized in the Palace of Brigades, for adoption of justice reform organized by special commission on judicial reform.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura