VIDEO/ Bashkëshorti i të dashurës kthehet shpejt në shtëpi, momenti kur burri gjysmë i zhveshur bie nga dritarja e katit të tretë

Jan 31, 2020 | 19:01
SHPËRNDAJE

Një burrë, gjysmë i zhveshur, ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, pasi po qëndronte i varur në dritaren e një banese.

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndërsa sipas “The sun” ai kishte dalë nga banesa pasi burri i së dashurës ishte kthyer në shtëpi më shpejt nga ç ‘prisnin. Momenti i sikletshëm është filmuar nga një grua që u ndodh rastësisht në zonë, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjet.

Capture

Në videon e shpërndarë ai duket teksa përpiqet që të mbahet fort, pro nuk i shpëton rënies. Fillimisht burri përplaset mbi një automjet dhe më pas rrëzohet në tokë. Për fat të mirë, rrëzimi nuk pati pasoja serioze për jetën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura