VIDEO/ Basha, vizitë në familjen e komisar Cukut, mesazhi i fortë që jep

Jan 13, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje vizite në familjen e policit të vrarë për shkak të detyrës, komisar Artan Cuku.

Vizita u be ne kuader te 105 vjetorit te themelimit te Policise Shqiptare. mbushi 105 vite nga themelimi

basha1

Ne krah te Bashes ne kete vizite kane qene deputetet demokrate Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe nga efektivë të liruar të policisë.

Pas vizites ne banesen e familjes se Cukut, Basha ka dhene nje deklarate per mediat, duke leshuar akuza te forta ndaj krimit sipas tij te bere njesh me pushtetin dhe aleancave mafioze te Rames per te mbajtur pushtetin.

“Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku. Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit”- tha Basha.

Ai i eshte drejtura me nje thirrje te forte gjithe atyre qe sherbejne me uniformen e policise ne mbrojtje te rendit dhe te sigurise se qytetareve.” I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën. Vettingu nga Xhafa apo Edi Rama është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë”- tha Basha.

Deklarata e plote e Bashes 

Sot në këtë 105 vjetor të Policisë së Shtetit dua t’i drejtoj një mesazh çdo punonjësi  të policisë në detyrë apo në lirim, i cili apo e cila ka punuar me integritet dhe ndershmëri duke iu përmbajtur betimit për mbrojtjen e Kushtetutës, ligjit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Me një falënderim të thellë nga zemra, për sakrificën, përkushtimin, trimërinë dhe kurajon me të cilën kanë përmbushur dhe përmbushin detyrat e tyre. E di se në këtë 105 vjetor Policia është në një moment tragjik e tradhtuar nga drejtuesit politikë. Ndodhet në një moment tragjik sepse, nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe oficerët e policisë ishin në ballë të luftës, sot, kriminelët, janë në krye të kupolës drejtuese të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve politike të vendit, dhe janë drejtuesit dhe punonjësit me integritet të policisë që kanë marrë arratinë apo janë ekzekutuar nga dora e krimit, siç janë rastet e njohura të drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, dhjetëra punonjësve të tjerë të policisë të cilët janë  goditur nga krimi për të vetmen arsye, sepse nuk dinin të ktheheshin pas në luftën kundër krimit. Siç janë rastet e Dritan Zaganit dhe kolegëve të tij, të cilët janë detyruar të marrin arratinë dhe të kërkojnë azil politik, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet e Saimir Tahirit dhe shefit të tij politik me bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës dhe të krimit. Shqipëria është në këtë gjendje, sepse Policia e Shtetit i është dorëzuar nga politika, nga pushteti i korruptuar i Edi Ramës, i Saimir Tahirit dhe  drejtuesve të tjerë politikë të kësaj aleance me krimin, krimit dhe veprimtarisë kriminale.

Shqipëria është kthyer në një zonë të lirë të krimit, si pjesë e paktit kriminal, midis Edi Ramës dhe  atyre që e ndihmuan të vijë në pushtet me vota të blera, vota të shitura. Ndaj shërbimi më i madh që mund të bëjmë ndaj burrave dhe grave të ndershëm në uniformë është të bashkohemi në një aleancë vlerash, për të shporrur aleancën e krimit në pushtet dhe për të rikthyer edhe një herë drejtësinë çliruar nga krimi, policinë e çliruar nga krimi e cila të mund të kryejë detyrat e saj të larta dhe fisnike. Në këtë 105 vjetor i uroj çdo burri dhe gruaje në uniformë, të gjëjë forcën, të përballet me këtë të vërtetë të dhimbshme dhe t’i bashkohet me shpirt kurajës qytetare që po ngrihet dhe do të ngrihet në aksionin qytetar dhe politikë për t’i dhënë fund aleancës së krimit në pushtet.

Pyetje: Z.Basha si e vlerësoni nismën e z.Xhafa për vettingun në Policinë e Shtetit? Ka hartuar  një projektligj që shumë shpejt do të paraqitet në Kuvend.

Basha: Korrupsioni dhe lidhja e tij me krimin nuk nisi nga rradhët e policisë por nga koka politike e policisë. Nisi nga Saimir Tahiri dhe Haki Çako, kjo është tashmë katërcipërisht e provuar. Saimir Tahiri dhe Haki Çako janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe ku Fatmir Xhafa ka lidhje dhe rolin e tij të padiskutueshëm. Pra, vettingu nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo  kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin.

Pyetje: A mund të bëni një koment për emrat që kanë dalë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si e vlerësoni?

Basha: Asnjë vlerë nuk kanë manovrat dhe fasadat. Më kujtojnë gjithçka që ka ndodhur 4 vite më parë, kur  Saimir Tahiri nga njëra anë u bë Ministër i Brendshëm dhe nga ana tjetër u bë koka e trafikut të drogës. Jemi në një situatë të ngjashme dhe këtë ua them bazuar jo në hamendësime, as në supozime, as në mllefe politike por në fakte kokëforta, një pjesë prej të cilave kanë dalë dhe jam i sigurt që të tjera do të bëhen publike.  Është kjo qeveri e inkriminuar, kjo qeveri e bërë njësh me interesat e krimit dhe ky Ministër i Brendshëm, të cilët janë shkaktarët dhe arsyet pse policia ndodhet në këtë gjendje të mjeruar, ku jo vetëm nuk lufton krimin, por sa herë Lufton, goditet nga krimi. Ndaj zgjidhja për pastrimin e policisë dhe kupolës së policisë nga shërbëtorët e krimit fillon me pastrimin e qeverisë dhe dhënien fund të aleancës së krimit, që mishërohet nga ky kryeministër, nga ministri i Brendshëm dhe gjithë figurat politike të kësaj maxhorance. Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura