VIDEO/ Basha publikon mesazhin nga fjala në Kuvend: Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave dhe status quo-së

Oct 17, 2021 | 10:13
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa publikuar sot në “Twitter” një mesazh nga fjala e mbajtur gjatë seanca së fundit në Kuvend.

Basha

Kryedemokrati thekson se “nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”.

Ndërkaq në fjalimin e mbajtur në Kuvend Basha do të shprehej: “Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura