VIDEO/ Barça dominon Interin, Dortmundi i frikshëm. Napoli shpërdoron dy herë avantazhin

Oct 24, 2018 | 23:35
SHPËRNDAJE

U luajtën mbrëmjen e sotme, edhe ndeshjet e fundit të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve. Në super sfidën mes Barcelonës dhe Interit, katalanasit triumfuan pastër 2-0, me gola të Rafinjës dhe Zhordi Albës, por duke dominuar të gjithë takimin, dhe duke mos e vënë në diskutim në asnjë moment fitoren.

barcelona inter

Ekipi i Valverdes, ngjitet kështu në kuotën e 9 pikëve në vendin e parë, ndërsa nga pas ndjek Interi me 6 pikë. Në takimet e tjera, Dortmundi fitoi pastër, 4-0 ndaj Atletikos së Madridit, dhe duke vazhduar të mbajë të paprekur portën në këtë kompeticion. Me këtë 3 pikësh, verdhezinjtë hedhin një hap të rëndësishëm në vendin e parë në grup.

Po me këtë rezultat, fitoi edhe Liverpuli, ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Napoli nuk ia doli të ruajë dy herë faktin që doli në avantazh ndaj PSG, teksa dy herë u barazua. Në pjesën e parë ishte Insinje që shënoi për ekipin e Ançelotit, por një autogol i Ruit ktheu baraspeshën. Mertens kaloi sërish në avantazh napolitanët, por vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, Di Maria vendosi rezultatin 2-2. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

REZULTATET

Lokomotiv Moskë-Porto 1-3

(Mirançuk 38′ / Marega pen. 26′, Herrera 35′, Korona 47′)

Liverpul-Crvena Zvezda 4-0

(Firminjo 20′, Salah 45′, pen. 50′, Mane 80′)

Gallatasarai-Shalke 0-0

Dortmund-Atletiko 4-0

(Vitsel 39′, Guerreiro 73′, 89′, Sanço 83′)

PSG-Napoli 2-2

(Rui aut. 61′, Di Maria 93′ / Insinje 29′, Mertens 77′)

Barcelona-Inter 2-0

(Rafinja 32′, Alba 83′)

Capture

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura