VIDEO/ Barazim pa shkëlqim në “Selman Stërmasi”, Partizani mbetet i pari. Kukësi kënaqet me pikën

Oct 28, 2019 | 19:59
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim 0-0 supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Partizani-Kukesi

Të dyja skuadra vijnë në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Lufrëtarit me rezultatin 4-1.

Partizani-Kukesi

Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pakë.

FT| PARTIZANI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+2′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Ethemi, vendin e tij e zë Daku.

84′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Bardhi, vendin e tij e zë Braun.

82′ Provon edhe Melo me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon te portieri Xhika.

80′ Rast i mirë për Kukësin, i cili provon me Rrocën brenda zonës, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga portieri Alban Hoxha!

77′ Kristal Abazaj provon me një kthesë, por jashtë kuadratit!

75′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Emiliano Musta.

74′ Trashi provon me një gjuajtje me të majtën, topi shkon mbi traun e portës!

71′ Melo lëshon një predhë nga distanca, fantastik reagimi i portierit Xhika, i cili ndali gjuajtjen e rrezikshme të brazilianit!

64′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Vesel Limaj, vendin e tij e zë Bruno Lulaj!

61′ Momente frike për portierin Alban Hoxha, pas një përplasje me Rrocën. Për fat të mirë gjithcka është OK dhe portieri rikthehet në lojë! Gjyqtari Meta fal mesfushorin Rroca, duke mo e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë!

55’ Mala ka mundësinë në krahun e djathtë që të krijojë një mundësi të rrezikshme, por zgjedh gjuajtjen e cila është e gabuar dhe përfundon jashtë.
51′ Rast i artë për Partizanin! Çinari godet me kokë pas një harkimi nga e majta e Trashit, por grushton mjaft bukur Xhika, duke i mohuar një gol të sigurt të kuqve!

50′ Trashi provon të pasojë një top në zonë për Çinarin, por futbollistët nuk kuptohen me njëri-tjetrin, kontrollon gjithcka Xhika.

47′ Bardhi provon me të djathtën, topi shkon mbi kuadrat!

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë zëvendësime!

JURGEN BARDHI

“Të dyja ekipet kemi të njëjtët model loje. Kemi 3 mbrojtës që na dublojnë gjithë lojës. Në pjesën e dytë, besoj se mund ti çajmë”.

bandicam 2019-10-28 18-47-54-824

KRISTAL ABAZAJ

“Kishim një rast shumë të mirë, unë bërë maksimumin. E kemi marrë lojën dhe kemi krijuar shumë raste. Po të vazhdojmë kështu, besoj se do të arrijmë rezultatin në pjesën e dytë”.

bandicam 2019-10-28 18-48-23-528

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndëshkohet edhe Obanor në këtë fund të pjesës së parë.

40′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë!

38′ Rast ideal për Kukësin, Abazaj del i vetëm përballë Hoxhës, nga krahu i djathtë, provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga Alban Hoxha!

35′ Trashi provon nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij ishte shumë e gabuar dhe përfundon jashtë kuadratit!

34′ Mala fiton një goditje dënimi në limitet e zonës, pas një dueli me Obanor. Protestojnë kuksianë!

Faulli i Males on Vidnews.

30′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Brojës!

27′ Tjetër mundësi për Partizanin, Çinari provon me të djathtën pas një asisti me finte të Malës, por gjuajtja e shkodranit ndalet nga Obanor.

24’ Boldor është i ndëshkuari i parë i ndeshjes së sotme.

21’ Limaj shpërthen në krahun e majtë dhe mundohet të harkojë topin në qendër, për nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

17′ Shans ideal për Kukësin. Ethemi lëviz bukur brenda zonës, jep një asist fantastik për Rrocën, i cili në afërsi të pikës së penalltisë ka gabuar, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

14′ Sërish Partizani në sulm, Çinari kroson nga e majta për Bardhin, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një rast të mirë shënimi!

11′ Super Çinari! Drithërima në portën e Kukësit. Kordinim fantastik i shkodranit brenda zonës, i cili gjuan me të majtën, por topi stampohet në traversë! Shpëton për mrekulli Kukësi!

9′ Aksion fantastik i Partizanit, Trashi kroson me të parë për Bardhin, i cili servir për Çinarin brenda zonës, por ky i fundit rrëshket në fund, duke humbur një mundësi të artë shënimi!

6′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Vesel Limaj, topi përplaset në mur dhe shkon në këndore!

4′ Abazaj jep sinjalin e parë me një gjuajtje diagonale nga e djathta, por topi shkon në duart e Hoxhës që kontrollon pa problem.

1′ Partizani e nis në sulm këtë përballje. Çinari provon me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit!

1′ Ka startuar supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Melo, Broja, Mala, Bardhi, Çinari. Trajner: Franko Lerda

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Ethemi. Trajner: Shpëtim Duro

Formacioni isakte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura