VIDEO/ Barazim i merituar në transfertë, Kosova i merr pikë Azerbajxhanit

Sep 7, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Kosova zhvilloi ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në këtë edicion, dhe mori një barazim të vlefshëm, si dhe me plot meritë, në transfertë ndaj Azerbajxhanit. Ndeshja që u mbyll pa gola, në përgjithësi ishte e qetë, dhe pa raste të pastra shënimi.

azerbajxhan kosova herolind shala

Në pjesën e parë, loja u përqendrua më shumë në mesfushë, dhe vetëm në fundin e saj, dy tentativa nga Celina dhe Muriqi, i futën frikën azerëve, por gjithsesi nuk patën shënjestrën e duhur.

Në të dytën, ishin vendasit që patën më shumë iniciativë, dhe provuan më shumë drejt portës së Ujkanit, por në fund, rrjeta mbeti e paprekur. Kosova merr kështu foton e parë, ndërkohë që në grupin 3 në Ligën D, gjenden edhe Malta e Ishujt Faroe. Ndeshjen e ardhshme, dardanët e luajnë ndaj Ishujve Faroe, ditën e hënë, më 10 shtator.

Azerbajxhan-Kosovë 0-0

KOMENTI 

Mbyllet takimi. Azerbajxhan-Kosovë 0-0

90′ 4 minuta shtesë.

86’ Pashajev lëshon një të djathtë fluturimthi për azerët. Rast i rrezikshëm te porta e Ujkanit.

84’ Kryhet edhe ndërrimi i fundit te Kosova. Voca në vendin e Zenelit.

82’ Ndëshkohet me karton të verdhë Kryeziu te ekipi i trajnerit Shaland. I pari në këtë sfidë.

74’ Zëvendësimi i tretë tek Azerbajxhani. Futet ish-sulmuesi i Kukësit, Rauf Alijev, në vendin e Sheidajev.

70’ Ndërrimi i dytë edhe për Shaland. Celina i lë vendin Avdiajt.

68’ Shala bllokon me dorë një top brenda zone, protestojnë azerët, por asgjë për arbitrin, duke parë distancën shumë të afërt.

66’ Tjetër zëvendësim te Azerbajxhanin. Jashtë Mahmudov, futet Nazarov.

63’ Edhe trajneri Shaland kryen zëvendësimin e parë. Rashica futet, në vendin e Zhegrovës.

61’ Zëvendësim te Azerbajxhani. Gurbanov i lë vendin Khalilzade.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Azerbajxhan-Kosovë 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

44’ Provon edhe Muriqi me kokë, pas një harkimi nga e majta nga Celina, por përsëri dardanët nuk kanë shënjestrën e duhur.

42’ Rreziku i parë i Kosovës në sulm, Celina provon me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traun e portës.

38’ Muriqi jep një top fantastik në zonë për Zenelin, por ky i fundit nuk e merr mirë, dhe topi del në rivënie fundore.

25’ Pak raste dhe minuta të qeta, ndeshja përqendrohet më shumë në mesfushë.

13’ Zhegrova merr mirë krahun e djathtë, por pasi driblin dy futbollistë, bllokohet në fund në momentin e krosimit.

8′ Luan mirë Kosova, ku duket që mban më shumë topin në zotërim. Për 2 minuta, vijnë edhe tre goditje këndi të menjëhershme në fillim.

1′ Nis ndeshja në Azerbajxhan.

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

AZERBAJXHANI: Agajev, Garajev, Abasov, Pashajev, Medvedev, Madatov, Makhumodov, Gurbanov, Shejdaev, Riçard Almeida, Hysenov.

KOSOVA: Ujkani, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi. Trajner: Shaland.

Foto

1-2667

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura