VIDEO/ Barazim i çmendur mes Napolit e Atalantës, ekipet ndajnë pikët mes 4 golave

Oct 30, 2019 | 21:05
SHPËRNDAJE

Napoli dhe Atalanta u ndanë në një barazim 2-2, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Serisë A italiane.

atalanta napoli

Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por të dyja herët u barazuan nga bergamaskët. Berat Gjimshiti e nisi titullar për ekipin e Gasperinit, por që në minutën e 16-të ishte Maksimoviç që kaloi në avantazh napoletanët.

Gjithsesi, në të 41-tën, ishte Frojler që barazoi shifrat pas një goditje që nuk u ndal dot nga Meret. Pas disa tentativash, Milik shënoi të dytin për Napolin në minutën e 71-të, por miqtë sërish nuk u dorëzuan.

Pas një pasimi të mrekullueshëm të Toloit në minutën e 86-të, Iliçiç doli i vetëm me Meret, dhe shënoi golin e barazimit. Ndërkohë, Gjimshiti doli nga fusha e lojës në minutën e 64-t, ku i la vendin Kjaer.

Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e tretë me 21 pikë, ndërkohë që Napoli i katërti me 18 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura