VIDEO/ Barazim drithërues, Kukësi e vendos në Maltë kualifikimin

Jul 11, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Mbyllet në barazim 0-0 sfida e parë e Ligës së Kampionëve mes Kukësit dhe Valetës. Skuadra e Pakult ka zhgënjyer në shtëpi përballë kampionëve të Maltës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0.

dfada

Gjithçka mbetet e hapur, teksa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Maltë. Një pjesë e parë e vakët me pak raste të rrezikshme, ndërsa në të dytën kuksianët provuan ta fitonin takimin, por ishte tepër vonë pasi maltezët u treguan tepër hermetik në mbrojtje.

kukesi

 KUKËSI-VALETA 0-0

90+3′ Rast i artë për Kukësin. Shameti gjuan bukur me kokë pas harkimit nga e majta, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

84′ Me fat Kukësi në këto momente, Malano gabon me portën e boshatisur duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

83′ Çyrbja liron të majtën gjuajtja përfundon në duart e portierit.

82′ Kundërsulm i rrezikshëm, Nuoko gjuan drejt portës, topi grushtohet nga Frashëri, i cili mban në lojë Kukësin.

81′ Pranë golit Kukësi me brazilianin Uilliam Melo, gjuatja e tij ishte qëndrore.

79′ Zëvendësim i tretë për Kukësin, largohet Donjet Shkodra, vendin e tij e zë Shpehar.

76′ Kukësi hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

75′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Sebino Plaku, në fushë Harba.

72’ Piçolo ka një mundësi të mirë, pasi godet në dalje të zonës, por largon Qaqi në këndore.

70′ Shans i mirë për Kukësin. Plaku rrotullohet mjaft mirë në zonë dhe kërkon të gjuaj, por nuk ia arrin.

68′ Shkodra pason bukur për te Plaku, ndërsa ky i fundit është bllokuar nga mbrojtësit kundërshtar në limitet e e zonës.

59; Tjetër karton i verdhë për Valetën. Ndëshkohet Muskat.

57′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Zguro, vendin e parë e ze Ethemi.

53′ Braziliani Uilliam Melo rrëmben një top në krahun e djathtë dhe e kthen në një rast të rrezikshëm, por nuk arrin të shërbejë siç duhet për Plakun.

50′ Rrezikshëm lojtarët e Valetës që kërkojnë të surprizojnë Kukësin.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Valeta 0-0.

40′ Zguro harkon një top të rrezikshëm në zonë, por grushton mjaft mirë portier Bonello.

36′ Me fat në këto momenti skuadra e Kukësit. Fontanela i vetëm përballë Frashërit ka gabuar, duke goditur shumë keq.

25′ Provojnë maltezët të besfasojnë me Pikiolin nga e majta, por topi është kontrolluar nga Frashëri.

21′ Karton i parë i verdhë, Pena ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Rumbullakut.

20′ Aksion fantastik, pranë golit Kukësi me Musollin, gjuajtja e mesfushorit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

16′ Pranë golit Valeta me mbrojtësin e djathtë Pena, gjuajtja e spanjollit është devijuar dhe topi ka prekur rrjetën e jashtme.

10′ Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit. Minuta të mira për shqiptarët.

5′ Reagon Kukësi me Qaqin. Mbrojtësi provon të gjuaj me kokë pas harkimit të Shkodrës, por mbrojtësit maltezë largojnë në këndore.

2′ E nis vrullshëm Valeta në këto minuta të para, e cila kërkon të befasojë Kukësin, por verilindorët largojnë rrezikun.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Frashëri, Shameti, Zguro, Qaqi, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Çyrbja, Melo, Dzaria, Plaku. Trajner: Piter Pakult.

Valeta: Bonelo, Borg, Kamileri, Stantiago, Piciollo, Pena Beltre, Zerafa, Saleh, Muscat, Alba, Fontanela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura