VIDEO/ Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit

Dec 15, 2019 | 22:52
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Fiorentinës dhe Interit e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Një gol në minutën e 92-të nga ana e sulmuesi Vlahoviç, i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Antonio Kontes, e cila kaloi e para në avantazh me anë të Borha Valeros në minutën e 8-të.

fIORE

Me barazimin e sotëm, zikaltërit u ngjitën në kuotën e 39 pikëve, po aq sa dhe Juventusi. Interi udhëheq kampionatin për shkak të golavatazhit më të mirë se “Zonja e Vjetër”.

 

Inter

Në sfidën e radhës skuadra e Kontes do të presë Xhenoan në shtëpi, ndërkohë që Fiorentina luan sërish brenda, kësaj here ndaj Romës.

FT| FIORENTINA – INTER  1-1

Vlahoviç 92′ /  B.Valero 9′

 

GOLI I ANULUAR ME VAR: 

FORMACIONET ZYRTARE:

Fiore-Inter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura