VIDEO/ Banorët bllokojnë rrugën Durrës-Shijak, kanë një kërkesë të fortë

Apr 19, 2018 | 7:48
SHPËRNDAJE

Ashtu siç e planifikoi edhe dje, me iniciativë të një emigranti shqiptar, dhjetra banorë të tjerë i janë bashkuar protestës së sotme duke bllokuar kështu rrugën Durrës-Shijak.

‘BalkanWeb’ raporton se banorët e Xhafzotajt kanë bllokuar këtë aks në shenjë kundërshtie për gjendjen në të cilën ndodhet rruga e tyre. Ata shprehen se rruga është ndërtuar shumë vite më parë, ndërkohë që rikonstruksionin e saj nuk e merr askush përsipër.

Kujtojmë se 33-vjeçari Orges Sinjoni, protestoi dje me vazo lulesh në rrugën Durrës-Shijak, ndonëse prej 20 vjetësh jeton e punon në Itali. Ndërkohë ai bëri thirrje që sot qytetarët t’i bashkohen në protestë, tubim për të cilin ka marrë edhe leje nga komisariati i Policisë së Shijakut.
protesta3

protesta4

protesta43

protesta554

protesta

BW

http://www.balkanweb.com/site/thirrja-e-emigrantit-per-proteste-banoret-e-xhafzotajt-bllokojne-durres-shijak-duam-rruge-te-re-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura