VIDEO/ Banesa ku humbi jetën 2-vjeçari, ja çfarë lanë pas flakët. Shtatë fëmijët e familjes po luanin me shkrepëse kur…

Jan 17, 2020 | 16:33
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kurbin, ku një banesë në fshatin Sanxhajk u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një fëmije 2-vjeç.

Në një video të publikuar nga “Balkan Web”, nga zjarri është shkrumbuar gjithçka.

zjarriii-2-770x423

Familja kishte shtatë fëmijë dhe kishte probleme ekonomike, ndërsa zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, që falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur e gjitha.

Ndërkohë, dyshohet që fëmijët të kenë qenë duke luajtur me një shkrepëse, gjë që ka shkaktuar edhe zjarrin./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura