VIDEO/ Banda e trafikut të drogës, si u arrestuan shqiptarët

May 27, 2016 | 11:27
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal trafikantësh droge është shkatërruar nga policia italiane gjatë një operacioni ndërkombëtar mes Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë.

Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërarreste për 38 persona, saktësisht 31 shqiptarë, pesë marokenë dhe dy tunizianë të akuzuar për trafikimin e drogës.

Në Shqipëri, burimet zyrtare policore thanë se janë arrestuar 12 persona. Kjo është një video që tregon operacionin policor në vendin tonë, i cili është zhvilluar në të njëjtën kohë me policitë italiane, spanjolle dhe gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura