VIDEO/ Banda e trafikantëve me 1 milion euro pasuri, cilët janë 2 shqiptarët e arrestuar

Nov 21, 2018 | 9:16
SHPËRNDAJE

Identifikohen dy shqiparet, pjese e bandes se trafikanteve qe u godfit dje nga policia italiane, e cila arrestoi pas nje operacioni 20 persona. 

DROGA ITALI

Sipas mediave vendase, operacioni u krye midis tre shteteve, Italisë, Spanjës dhe Austrisë.

Këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete.

Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë. Dy shqiptaret jane identifkuar si Harient Helmi 22 vjec dhe Leonardo Staka, 26 -vjec.

carabinieri gazzella venezia-2

Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive dhe dyshimet janë se pronat e tyre mund të llogariten deri në 1 milion euro pasuri.

Policia ben me dije se ata kishin role te qarta ne trafik, ne shperndarjen e droges dhe ne ndarjen e zonave. Kryesisht droga ndahej prane shkollave, ne bare dhe zakonisht ne festat e cmendura te te rinjve, madje edhe ne limuzina.

Për të parë videon se si funksiononte trafikimi i drogës:

http://www.veneziatoday.it/cronaca/arresti-droga-carabinieri-20-novembre.html

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura