VIDEO/ Baloteli rikthehet të bëhet “Super Mario”, shihni realizimin perfekt të penalltisë në Turqi

Apr 11, 2022 | 13:31
SHPËRNDAJE

Baloteli rikthehet të bëjë “Super Mario”-n. Sulmuesi italian ka qenë protagonist në fitoren e Adana Demirsporit të tij me rezultatin 3-1 ndaj Altajit në Super Ligën e Turqisë.

balo

31-vjeçari ka shënuar gol me penallti në minutën e 87-të duke qenë i “ftohtë” përpara porte dhe duke festuar në mënyrë epike.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpulit dhe i Mançester Sitit, gjatë këtij sezoni me fanellën e Adana Demisporit në Super Ligën turke është aktivizuar në 27 ndeshje nga ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura