VIDEO/ Balla komenton sherrin me Blushin: Ka shkelur Statutin e PS-së

Feb 15, 2016 | 23:37
SHPËRNDAJE


Balla per Blushin by gazeta-panorama

Taulant Balla kritikat e kolegut të tij Ben Blushi në debatin që pati me të shtunën gjatë procesit të votimit për delegatët e PS në Elbasan i konsideron reagim të momentit.

Duke folur në “Tonight Ilva Tare”, Balla tha se “kritikat  e Blushit ishin spontane të momentit, hajt se dua të them diçka që të nxij procesin”.

Ai hodhi poshtë pretendimet e Blushit se anëtarët e PS nuk ishin njoftuar për votimin, ndërsa sa i takon njoftimit të tij, Balla tha se Blushi nuk voton në Elbasan edhe pse është i zgjedhur i këtij qarku.

Deputeti socialist sqaroi dhe pretendimet e ngritura të kolegut Blushi lidhur me kreun e qarkut të Elbasanit. Balla nuk i shmangu kritikat edhe mbi rolin e Blushit si deputet i Elbasanit.

“Më vjen keq që një deputet shkon në zonën e tij zgjedhore, atje ku ka dalë, shumë rrallë dhe ky është një rast i keq dhe nuk duhet përdorur si model në Shqipëri. Deputetët janë të detyruar që në zonën e tyre zgjedhore të shkojnë çdo javë dhe nuk duhet të shkojnë në dy vjet”, tha Balla.

Përplasja Blushi-Balla në Elbasan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura