VIDEO/ Balaj i “fiksuar” me kaçurrelen, Hysaj qethet brenda në hotel. Ja pikantet nga Kombëtarja

Nov 14, 2018 | 19:56
SHPËRNDAJE

Dita e djeshme, e para e grumbullimit të Kombëtares, kaloi pa shumë foto apo video të postuara nga futbollistët në rrjetet sociale, ardhur kjo edhe nga deklaratat e ashpra të Panuçit në konferencën për shtyp të  ditës së hënë, ku kritikonte të tijtë për faktin se qëndronin aq shumë nëpër telefonat e tyre, duke humbur kështu në një farë mënyre vëmendjen nga fusha e blerë.

balajj

Por, sot mesa duket lojtarët kanë filluar të postojnë në Instagram. Është Andi Lila, i cili në dhomë me Bekim Balajn, filmon shkodranin, duke dëgjuar një “bilbil” të këngës shkodrane, Bujar Qamilin, me këngën “Kaçurrelat e tu”.

Edhe Eros Grezda, bën shaka me Elseid Hysajn, i cili ka vendosur të qethet brenda ambienteve të hotelit, ndërsa në një ikonë shoqëruese të videos, lojtari i Rejnxhërs tallet duke vendosur shenjën si të ishte duke lyer gishtat me manikyr.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura