VIDEO/ Bajerni mposht edhe Shalken, arrin fitoren e 12-të të sezonit

Nov 21, 2015 | 20:50
SHPËRNDAJE

Bajerni ka mposhtur të shtunën Shalken në transfertë me rezultatin 3-1, duke arritur kështu fitoren e 12-të për këtë sezon në Bundesligë.

Alaba i madhTre gola të ardhur nga tre lojtarë të ndryshëm i dhanë tre pikë bavarezëve, që po shijojnë një sezon të jashtëzakonshëm me 12 fitore në 13 ndeshje, duke mos njohur ende asnjë humbje.

Golin e parë e shënoi David Alaba në pjesën e parë, ndërsa Mejer barazoi shifrat. Në të dytën, golin e avantazhit e shënoi Martinez, dhe më pas Myler vulosi gjithçka.

Pas 13 javësh, Bajerni kryeson Bundesligën gjermane me 37 pikë, duke thelluar diferencat me ndjekësit.

RENDITJE DHE REZULTATE

Untitled-12

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura