VIDEO/ Avioni me 191 persona në bord del nga pista dhe ndahet në dy pjesë. Deri më tani flitet për 5 viktima

Aug 7, 2020 | 19:00
SHPËRNDAJE

9c45af25-fe65-4b2e-a745-88d4532483e1Një aeroplan i Air India Express me 191 persona në bord është përplasur në një aeroport në shtetin jugor të Kerala, ndërsa deri më tani flitet për 5 viktima, përfshirë edhe dy pilotët.

Avioni, gjatë rrugës nga Dubai, doli jashtë pistës dhe u nda në dy pjesë nga përplasja në aeroportin e Calicut pas uljes.

31684470-8604841-image-m-2_1596815486701

Në avion ishin 184 pasagjerë – përfshirë 10 fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy ishin pilot.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) tha që aeroplani ra në një luginë ku shpërtheu dhe më pas u nda në dy pjesë, pasi rrëshqiti jashtë fundit të pistës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura