VIDEO-FOTO/ Momentet e fundit të rrëzimit të avionit të familjes Bin Laden: Mister rënia

Aug 2, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Disa foto të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentet e fundit të avionit të familjes se Bin Laden, përpara se të përplasej duke shpërthyer në flakë dhe duke lënë katër viktima, pilotin, njerken e Osama Bin Laden, Rajaa Hashim, motren e tij, Sana bin Laden dhe kunatin, Zuhair Hashim.

1
Sipas medias, avioni, që kushton rreth 10 milionë euro, për çudi të ekspertëve, u ngjit në ajër përpara se të niste uljen me shpejtësi. 

4
Ndërsa i afrohej pistës, avioni ishte në një lartësi prej 381 metrash, por ndërsa po rrotullohej për të nisur uljen, ai rriti lartësinë në 533 metra, në një kohë kur duhej të kishte nisur të ulej.

7
Ekspertët kanë mbetur të habitur nga kjo manovër e një piloti me eksperiencë.

6
Për shkak të shpejtësisë, avioni doli nga pista dhe përfundoi në një parking makinash, duke shpërthyer në flakë.

Ka sugjerime se piloti, duke e parë që ishte shumë shpejt, tentoi të mos ulje, por nuk ia doli.

 

Foto pas perplasjes se avionit
Foto pas perplasjes se avionit

Aksidenti ndodhi pranë një panairi makinash dhe sipas policisë vendase, nuk pati viktima të tjera nga përplasja e avionit me tokën.

av
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, avioni i rrëzuar ishte i tipit Phenom 300 me kapacitet rreth 9 persona në bord, ndërsa kushtonte rreth 6 milionë paund.

5
Sipas autoriteteve vendase, fluturimi u ngrit nga aeroporti Milans, Malpensa. Pas përplasjes me tokën, mediat shkruajnë së mbërritën në kohë forcat e ndihmës së shpejtë, por pa mundur të shpëtonin të aksidentuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura