VIDEO/ “Autogoli” i FSHF-së, përfshin në konkurs ish-futbollistin e Milanit. E prezanton si… shkodran

| 11:12
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur së fundmi një konkurs, duke marrë shkas nga izolimi për shkak të Koronavirusit, teksa ka ftuar të gjithë fëmijët që të dërgojnë video duke luajtur futboll në shtëpi.  20 videot më të mira do të përzgjidhen nga një juri e Federatës së Futbollit dhe do të fitojnë disa dhurata simbolike, të afishuara në faqen zyrtare të FSHF-së.

fshf

Në këtë konkurs nuk mund të mungojnë edhe hilet. Organi më i lartë i futbollit në vend, ra në “gracë”, duke përfshirë në këtë konkurs, ish-futbollistin e Milanit, Hakim Mastur.

 

FSHF e prezanton si Klejdis Sylja nga Shkodra, por në fakt video nuk është e tij.  Pasi djaloshi në fjalë ia ka vjedhur marokenit Mastur, i cili dikur u cilësua si një talent i rrallë, madje e krahasuan edhe me Mesin, por në fakt ai nuk arriti të shpërthente kurrë.

 


View this post on Instagram

I miss football so much! 😫 stay safe and positive everything will be good #stayathomechallenge ✌🏽

A post shared by Hachim Mastour (@fantasyhachi) on

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.