VIDEO/ Athina “zien” nga protestat, kundërshtohet “Marrëveshja e Prespës”

Jan 20, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Në prag të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë.

2591058

Mijëra persona kanë mbushur sheshet e Athinës dhe i kërkojnë  qeverisë që të mos ratifikohet  kjo marrëveshje, pasi sipas tyre është e gabuar.

Sipas planit që është bërë publik më herët, protesta e madhe do të mbahet  në sheshin “Sintagma” nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të Maqedonisë.

“Të gjithë grekët për Maqedoninë, të dielën më 20 janar në ora 14:00 e udhëheqim betejën më të madhe. Të gjithë e ndërmarrim përgjegjësinë tonë para historisë. Të pranishëm jemi në protestë. Në shesh të dielën të gjithë grekët do të jenë aty, para Kuvendit të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen tradhtare të Prespës” bëjnë thirrje organizatorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura