VIDEO- “Ata nuk e kuptojnë çfarë stresi kemi ne”/ Banori nga Krujë: Shihni si e kam shtëpinë të shkatërruar, Bashkia thotë se…

Sep 20, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar rastin e një tjetër familjeje të prekur nga tërmeti, banesa e të cilëve është ende e shkatërruar. Sipas banorit, ekspertët thonë se banesa duhet prishur, por bashkia e zvarrit procesin.

“Zvarritja nëpër zyra dhe mosdhënia e një zgjidhjeje për hallin që kanë, i ka lënë shumë banorë të Bubqit në Krujë në mëshirë të fatit pas tërmetit të 26 nëntorit. Banori Behar Kallaku, të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe që ekspertët e kanë nxjerrë për shembje, nuk po gjen zgjidhje në institucionet shtetërore”- thotë ish-deputetja e PD Oriola Pampuri.

Behar Kallaku: Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?

Behar Kallaku: Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu.

Oriola Pampuri: Domethënë ju në dokumentacion keni vetëm një shtëpi?

Behar Kallaku: Vetëm një shtëpi! Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga Bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura