VIDEO/ As pandemia nuk e thyen dot Bajernin, bavarezët të qetë pas pjesës së parë

May 23, 2020 | 19:38
SHPËRNDAJE

Bajern Mynihu nuk ka ndërmend të lëshojë pe në kampionatin gjerman.

bajern

Kampionët në fuqi të vendit mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 duke iu falur golave të Leon Goretzkës dhe Tomas Mylerit në minutat 17′ dhe 41′.

Skuadra e Hans Flik po tregon formë të jashtëzakonshme edhe pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit prej koronavirusit.

HT: BAJERN MYNIH – EINTRAHT FRANKFURT 2-0
Goretzka 17′, Myler 41′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura