VIDEO/ Arrestohet vrasësi i dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Negocioi me Policinë që t’i shpëtonte vrasjes

Jul 6, 2015 | 14:40
SHPËRNDAJE


UPDATE/
 Pas thuajse dy ditësh kërkime policia ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes së çiftit çek në Prekal të Shkodrës.

Sokol Mjacaj i arrestuar nga policia

 Sokol Mjacaj, 20-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë, kishte që në orët e para të mëngjesit që fshihej në Grudë, tre kilometra në verilindje të Shkodrës.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në momentin e arrestimit, rreth ores 16, Mjacaj fshihej në një banesë dykatëshe.

Forcat e policisë rrethuan banesën dhe i bënë thirrje Mjacajt që të dorëzohej, në të kundërt do ta qëllonin. Ky i fundit është bindur dhe ka dalë nga banesa i paarmatosur.

Më pas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bënë të mundur neutralizimin e tij. Deri tani akoma nuk është gjetur arma që mbante me vete Mjacaj gjatë kohës që policia zhvillonte aksionin. 

***

Policia ka identifikuar ne mesdite autorin e vrasjes së çiftit çek në Prekal të Shkodrës. Ai është 20-vjeçari, Sokol Fran Mjacaj, lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit.

Sokol Mjacaj

 Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmijë në bashkëpunim në vitin 2010.

Gjatë operacionit për kapjen e Sokol Mjacajt, i dyshuar si autori i vrasjes së turistëve çekë është plagosur një efektiv policie.

Mësohet se polici është plagosur nga pakujdesia, teksa tentonte të shtinte me armë zjarri në ajër. Arma e tij është shkrepur para kohe dhe ai ka marrë një plumb në dorë. 

Sipas informacioneve të Policisë së Shkodrës, Mjacaj ka kryer 5 vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji. Policia thotë se autorësia e krimit është vërtetuar shkencërisht me disa gjurmë daktiloskopike në brendësi të mjetit.

Motivi i vrasjes mendohet të ketë qenë tentativa për të grabitur automjetin e dy viktimave. Pas dështimit të grabitjes, autori ka vrarë dy viktimat.

Gjate operacionit Policia u ka bërë thirrje banorëve që të mos e ndihmojnë autorin, por të kontribuojnë në kapjen e tij. 

Automjeti me të cilin udhëtonte çifti

 Gjatë paradites së sotme mediat e tjera raportonin se Sokol Mjacaj ishte një prej 35 të ndaluarit të cilët po pyeteshin, ndërkohë që gazetarja e Panorama, Etleva Delia, konfirmoi se i dyshuari për vrasjen e dy turistëve çekë nuk ishte i ndaluar dhe se për të po bëhej një operacion i policisë së Shkodrës, FNSH-së dhe RENEA-s.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura