VIDEO/ Arrestohen “sheikët” serbë, u sekuestrohen miliona euro pasuri. Policia zbulon skemën e pazakontë të zhvatjes

May 5, 2020 | 18:46
SHPËRNDAJE

Ata visheshin si sheikë arab dhe i bindën palët në përgjithësi jo italianë për t’u dhënë shuma të mëdha parash për të investuar dhe nga kujdestarët jashtë vendit (Kubë, Indi, Dubai, Rusi, Kinë dhe Hong Kong), duke i kaluar shumat në Itali përmes  kanaleve jozyrtare. Më pas, paratë riktheheshin por ishin false.

5207836_1734_furbetti_del_reddito

Pas dy vitesh hetime, Guardia di Finanza në Varese, arriti të zbulonte një bandë duke arrestuar katër prej tyre, të gjithë serbë që jetojnë në Lombardi dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin. Policia sekuestroi 2.4 milion euro pasuri, përfshirë tre vila, 2 shtëpi, 9 apartamente dhe 2 sipërfaqe toke si dhe piktura dhe orë të shtrenjta.  Të arrestuarit janë të moshës 33, 37, 45 dhe 48 vjeç.

Operacioni “LA STANGATA CONTINUA” bëri të mundur edhe identifikimin e personave mbi të cilët ishin regjistruar pasuritë, pasi nuk mund t’i justifikonin nga të ardhurat e tyre të deklaruara.

Operazione #lastangatacontinua della #GDF di #Varese che ha #sequestrato beni per un valore di 2,4 milioni di euro a 4 #pregiudicati di origine serba dediti alla commissione di #reati contro il patrimonio.#NoiconVoi pic.twitter.com/54dsVHEFEP

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura