VIDEO/ Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë, me një super-fabrikë kanabisi me masa ekstreme sigurie. Operacioni u kodua në shqip

Nov 6, 2019 | 17:36
SHPËRNDAJE

Një operacion i koduar “Saksi” nga policia spanjolle ka çuar në pranga gjashtë shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal që kishte mbjellë parcela me kanabis.

op-saksi-alicante-editadaimagen-fija001_lg

Shqiptarët e arrestuar midis 25 dhe 45 vjeç, kishin mbjellë kanabis në një ndërtesë të madhe industriale, e vendosur midis qytetit të Catral dhe rrethit Oriolana të Mudamiento.

Veçantia e zonës dhe ekzistenca e shumë ndërtesave të tjera industriale, e bëri shumë të vështirë për hetuesit të gjejnë vendin ku kultivohej droga, e vendosur në atë mënyrë sa nuk mund të binte në sy.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët ndiqnin masa ekstreme sigurie për të mos u pikasur, për të cilën kryenin mbikëqyrje 24 orëshe si dhe ndërrimin e turneve në orë të përpikëta.

op-saksi-alicante-editadaimagen-fija005Pasi ndërtesa u verifikua nga agjentët, hyrja brenda saj ndodhi më 22 tetor, ndërsa detajet u dhanë sot nga policia spanjolle. Në hyrje të ndërtesës, ishte vendosur pranë derës hyrëse prapa një palete druri, një sensor lëvizjeje në mënyrë që të paralajmëronte personat brenda për praninë e mundshme të të huajve.

Brenda, u zbulua ferma prej rreth 3 mijë metrash katrorë, e ndarë në 7 dhoma të pajisura me pajisjet elektronike të nevojshme për kultivimin e marijuanës, ndërsa kishin edhe një dhomë gjumi dhe një kuzhinë.

Nga mbjelljet e gjetura (2719 bimë), është përllogaritur se do të prodhohej qindra kg marijuanë.

Në ndërtesë, janë gjetur 74 kg marijuanë, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje ajrimi, 19 filtra ajri, një gjenerator i madh elektrik, etj.

op-saksi-alicante-editadaimagen-fija004

Përveç kësaj, lidhja e ndërtesës industriale me rrjetin e energjisë elektrike ishte kryer në mënyrë të paligjshme, duke shpenzuar afërsisht çerek milioni euro, e përllogaritur nga momenti kur nisën hetimet.

Sa i përket kontrolleve të bëra në shtëpinë e drejtuesit të grupit kriminal, janë gjetur dy makina profesionale të paketimit me vakum, dhjetëra çanta të përgatitura për paketimin e drogës, dy peshore si dhe 1300 euro.

op-saksi-alicante-editadaimagen-fija003

Përveç gjashtë të arrestuarve, në pranga ka përfunduar edhe një elektricist spanjoll, 45 vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer të gjithë instalimin elektrik të ndërtesës industriale.

Shtatë të paraburgosurit tashmë janë vënë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili ka vendosur lënien në paraburgim të përkohshëm për të gjithë, në pritje të gjykimit.

/S.Ll/Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura