VIDEO/ Arrestimi i djalit të “mbretit” të drogës fillon “luftën” në Meksikë, autoritete detyrohen ta lirojnë

Oct 18, 2019 | 10:52
SHPËRNDAJE

Përleshje të ashpra në veri të Meksikës, pasi policia arrestoi një nga djemtë e “mbretit” të drogës në burg, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Përleshjet filluan vetëm disa orë pas arrestimit të Ovidio Guzman Lopez, i cili u kap gjatë një patrullimi rutinë.

_109278347_a4bc2e33-b6fd-46ca-a156-03f00184e26c

Pamjet e transmetuara nga mediat në Meksikë, tregojnë burra të armatosur të cilët qëllojnë në drejtim të policisë, trupa e barrikada të shpërndara në rrugë, ndërsa Guzman u lirua më vonë për të shmangur dhunën e mëtejshme.

Ministri i Sigurisë i Meksikës, Alfonso Durazo, tha se u sulmua edhe rajoni i policisë ku po mbahej Guzman, e për këtë arsye ishe parë e arsyeshme që ai të lirohej, për të shmangur ndonjë tragjedi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura