VIDEO/ Arjan Çani rrëfen një sekret: Nëna më ka lënë në jetimore

May 27, 2016 | 22:38
SHPËRNDAJE

Arjan Çani gjatë intervistës së sotme në ‘Zonë e Lirë’ me një djalë që është rritur në jetimore, ka ndarë me shikuesit edhe një histori nga jeta e tij të cilën nuk e kishte treguar asnjëherë më parë.

Ai është shprehur se nuk dëshironte ta tregonte këtë detaj nga jeta e tij por u ndikua nga historia e djalit që kishte në studio.

Çani ka rrëfyer se kur ishte i vogël nëna e tij vazhdonte ende studimet në Shkodër ndërsa babai i tij ishte ushtarak dhe nuk mundej të ishte së bashku me ta, ndaj dhe nëna u detyrua që për disa orë në ditë ta linte në jetimoren e Shkodrës…por kjo kishte ndodhur vetëm për një javë.

Ndiqni rrëfimin e tij 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura