VIDEO/ “Arena Kombëtare” është gati, kalon edhe testin e shiut. Shikoni pamjet e mrekullueshme

Nov 9, 2019 | 10:50
SHPËRNDAJE

Nuk ka dyshime, sfida mes Shqipërisë dhe Francës do të zhvillohet në impiantin modern “Arena Kombëtare”. Kanë mbetur edhe detajet e fundit tek sheshi jashtë stadiumit, ndërkohë që ditën e nesërme do të zhvillohet sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për futbollin e femrave.

Arena Kombetare

Ky takim do të shërbejë si testim për stadiumin në prag të sfidës ndaj Francës. Ndërkohë vlen për t’u theksuar, se është me sukses “testi i shiut”, teksa fusha e blertë duket në gjendje fantastike.

Nga një video e publikuar nga “ShqipStadium”, shihet se gjithçka ka përfunduar për sa i përket pjesës së brendshme të stadiumit, teksa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla në sheshin para stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura