VIDEO/ Arbitrim skandaloz, shihni çfarë bën gjyqtari në ndeshjen e Kategorisë së Parë

Oct 1, 2022 | 22:33
SHPËRNDAJE

Kampionati shqiptar ka mësuar shpesh me vendime të çuditshme të gjyqtarëve, apo mosveprime të tyre. Dhe një rast i tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme ë Kategorinë e Parë ku përballeshin Korabi me Turbinën. Korabi fitoi dhe mori përkohësisht kreun e renditjes në kampionat, duke lënë në fund skuadrën cërrikase.

bandicam 2022-10-01 22-00-46-707

Por gjatë ndeshjes dhe pas saj, kanë shpërthyer polemikat për gjykim të njëanshëm të kryesorit të takimit. Më saktësisht protestat janë shtuar pas golit të dytë të Korabit, të realizuar nga Beshiraj.

Pamjet filmike të ndeshjes tregojnë qartësisht se një nga sulmuesit e Korabit ndërhyn ndaj mbrojtësit që po kontrollonte topin në mënyrë të dukshme të parregullt. Por gjyqtari kryesor lejon qetësisht lojën të vazhdojë dhe Beshiraj nuk e ka të vështirë të dalë para portës e të dyfishojë shifrat për skuadrën e tij, mes polemikave të lojtarëve dhe stafit të Turbinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura