VIDEO/ Arbitri italian i shtang të gjithë, anulon një supergol nga mesfusha në “derbin” e shqiptarëve

Oct 29, 2020 | 16:08
SHPËRNDAJE

Çitadela dhe Specia u përballën ditën e djeshme në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë. Një “derbi” shqiptarësh mes portierit Elhan Kastrati dhe mbrojtësit Ardijan Ismajli, që u fitua nga ky i fundit me rezultatin 0-2.

bandicam 2020-10-29 14-12-11-725

Ndërkohë në minutën e 26-të, u regjistrua një moment i paprecedentë që po bën xhiron e rrjeteve sociale Futbollisti i Çitadelës, Manuel Iori, realizoi një perlë nga mesfusha, duke e dërguar topin në rrjetë pas daljes së portierit, që u anulua në mënyrë të çuditshme nga gjyqtari.

Iori u befasua kur arbitri nuk e konsideroi gol të rregullt, edhe pse nga pamjet të krijojnë idenë se kemi të bëjmë me një gafë të kryesorit. Për më tepër shikoni videon:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura